
PUNËSIMI
Studio ligjore “Xholi Justice”, ofron konsulecë ligjore dhe perfaqësim përpara të gjitha gjykatave në të gjitha shkallët e gjykimit, për çështje në fushën e së drejtës së punës, që kanë të bëjnë me:
Hartimin e kontratave individuale dhe kolektive të punës.
Perfaqësimin në proçese gjyqësore, duke kundërshtuar largimin nga puna, si dhe duke kërkuar respektimin dhe shpërblimin e të gjitha detyrimeve nga ana e punëdhënësit, në rastet e largimit nga puna në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.
Perfaqësimin në proçese gjyqësore, duke kundërshtuar largimin nga puna dhe duke kërkuar kthimin në punë në rastin e personave që gëzojnë statusin e nënpunësit civil.
Çështje që kanë të bëjnë me të drejtën për përfitimin e pensionit të pleqërisë.
Mosmarrëveshje të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurimet shoqërore e shëndetësore në Republikën e Shqipërisë.
Mosmarrëveshje që kanë të bëjnë me pagat, me detyrat e punëmarrësit në punë, uljet në detyrë apo dhe çdo problem tjetër që mund të lindë në mes palësh.
Dëmtime dhe sëmundje në punë, etj.
Çështje që kanë të bëjnë me pezullimin, kundërshtimin apo mosnjohjen e së drejtës së përfitimit të pensionit të pleqërisë.
Power in Numbers
Programs
Locations
Volunteers
Project Gallery

