HISTORI SUKSESI E SANDRIT
- Resmi Xholi
- Feb 8, 2023
- 2 min read
Çdo klient trajtoje si Mbret sepse pas çdo Mbreti ndodhet një ushtri me klient potencial që presin të referohen tek TY.

Sandri referohet në zyrën tonë nga një shok i tij, i cili është ish klient i zyrës. Ai paraqitet në zyrën për të fshirë një ndalesë hyrje para afatit, vendosur nga shteti i Hollandës.
Koha në të cilën vjen në zyrë, ishte koha kur u hakerua sistemi Tims, dmth në fillim të shtator 2022.
Duke qenë se ne kemi punë të vazhdueshme me sistemin Tims dhe ky i fundit doli jashtë funksionit për disa kohë, dosja e Sandrit u ndërlikua si çështje.
Për këtë shkak na u desh të bënim disa akrobacira ligjore me qëllim arritjen e rezultatit të dëshiruar, dmth zgjidhjen e çështjes me sukses. Gjatë kohës që kishim Sandrin në procedurë, ai na referon Ardianin, vëllain e vetë për një çështje të ngjashme.
Dosja e Ardianit pati një ecuri normale pa ndërlikime dhe u zgjidh shumë shpejt. Brenda ditës që i zgjidhet çështja vjen për të tërhequr dokumentin dhe realizon pagesën (para se të vijë i vëllai për të tërhequr dokumentin).
Për bisedë i themi sa shpejt që erdhe?! Na përgjigjet se i kisha lekët gati në kroskot të makinës dhe u nisa direkt dhe se mezi e prisja të më zgjidhej si punë, pasi të qënit me ESPULS është si me qenë në burg të hapur.
Me këtë rast bëmë edhe një foto me lejen e Ardianit dhe e postojmë në rrjete sociale si traditë e zyrës qysh prej fillimit.
Sot vjen na zyrë vetë Sandri për të tërhequr dokumentin dhe kur po behëshim gati ta përshëndesim, na thotë prisni, si do ik unë pa bërë foto me Ju.
Comments